Posts Tagged ‘poezii dashurie’
Ti je me mua edhe kur s të kam pranë
Ti je me mua, hapësirave të paanë,
Sepse të kam pranë edhe kur s je me mua
Ndonëse më je larg, prapë unë të dua.
Ti s’je me mua, larg për llahtar,
Pesë-gjashtë kufijë, shtete, na kanë ndarë,
Por Ti më vie pranë, natën në gjumë
Dhe prapë jemi bashkë, se të dua shumë.
Ti je me mua, pa çka që s të kam pranë
N hullitë e trurit, thellë në ndërdije,
Ti je me mua dhe asgjë s’na ndanë
E Bukura ime, Yll përjetësie.