Posts Tagged ‘bukuria jote’
Uji i loteve te mi
u shpernda ne faqet e tua,
si hene gjysmake te shndriti fytyra
e doja nje nate te ishe me mua.
Me drite te henes,
ku ajo nate te jete,
ndricim i dashurise se vertete
e floket e tu t’me prekin agim te mos kete.
Ne fytyren time te amshuar
per te t`thene fjale te deshirueshme,
e bukur si hene me je,
kur e mendoj largimin eshte shume e trishtueshme.
Ka kaluar kohe e gjate qe kur nuk te kam pare,
vetem Zoti mund ta dije, malli sa me ka marre,
c’po me dridhet mua kjo zemer e mjere,
a mund te jemi ne te dy bashke vec edhe nje here?
Kur nje dit do ti them lamtumire kesaj bote,
dije mire se mua me ka vra bukuria e jote,
oh jo, kur une te vdes mos vajto mbi varr,
se zemren ma lendove porsa isha gjall!