Ç’t’i bëj lules që hedh shtat,
në pagjumjen time, ç’do nat’,
në kraharor rrënjosur,
me aromë shpirti parfumosur.
Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.
Por, s’e di
në më pret ende zgjuar,
se do vija shpejt e shpejt
me lulen ndër duar…