alen

Mar zjar nga i yti pishtarë
dhe i ndezë ndjenjat e mia.
Edhe vargjet marrin zjarrë
nga e jona dashuri.

Marrë krahe e fluturoj
secilën here kur ti më flet.
Se ti flet me dashuri
edhe fjalëve zjarrë u jep.

Me vargjet më të mira të këngës
një këngë ty ta këndova.
Me emocione të flakta dashurore
edhe këtë poezi ta kushtova.

Me lulet me te mirat
një kurore ta thura
e në kokë t’a ve.
S’ke ku ikë, vend kund s’të lë.

Mora ngjyra nga spektri i
ylberit sikur ato në
trupin tend u shkrinë ne komponim
dhe m’u kthyen me ndriçim.

Prandaj nje valle e hedhë se
I lumtur jam.
Ti ndriçon nga të mirat
dhe m’i heqë të gjitha të ligat.

Më bën te lumtur orë e çast
prandaj të falënderoj.
Për ty thuri këngë në secilën ditë,
per ty si bilbili i lire këndoj.

E bukur je pa shoqe hiq,
se asnjë më të bukur s’ka.
Sikur dashuria jote
që me asnjë krahasim nuk ka.

Ma falë atë shikim, atë ledhatim.
Se do të shikoj unë ty e të ledhatoj.
Pastaj vargjet më të bukura
për ty do i këndoj.


Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.