alen

Mbyll syte…
Dy lot ne fytyre me pikojne
jane lotet e shpirtit tim
qe ngadal po shterojn
Kam frike…
Nuk dua perjete te vuaj
nuk dua qe shpresa per dashurine
brenda ne shpirt te vdes

Ti me mohove dashurine
e zemren ma coptove
tani jam vetem
perball pasqyres
shoh veten dhe veten s’njoh
ne ate pasqyre nuk shoh nje njeri
shoh vec nje shpirt te humbur
te humbur ne labirintet e dashurise
si nje shpell e erret e pafund
ku ne te vrapoj si e cmendur
kerkoj rrugen per tek ti
kerkoj rrugen e lumturise.
Vrapon shpirti tek tretet ngadal
nuk do te dorezohet
luften nuk do qe ta humbas
se pa ty i dashur
asgje nuk ka kuptim.

E ndiej qe jam lodhur
por nuk kam per tu dorezuar
kam nevoj shpresen mos ta humbas
kam nevoj dashurise ti besoj
qe kete betej te fitoj.

Ne erresiren e tmereve
vrapoj pa pushim
kerkoj vec nje drite
driten per tek ti
Ndalem…
Nje drite e zbehte para syve te mi
mbledh forcat dhe mar guxim
vrapoj drejte drites se zbehte
qe sa vinte e forcohej me shume
sa vinte dhe behej me verbuese
Me ne fund…
jam prane daljes
fuqit e mbetura mbledh
mbushem me fryme
mar guxim dhe drejt drites shkoj
para meje shfaqet dikush
e shoh, e shoh…
dhe smund ta besoj
personi perball meje sje ti
ai me veshtron e doren me zgjat
Mbyll syte…
O zot pse jo ai???
me thuaj te lutem
cfare te bej tani?????????


Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.