alen

Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa kemi frymë, gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
Duhet t’u themi se ka mundësi të zgjedhësh
ndërmjet dashurisë dhe dështimit, sepse
po e le të ikë dashuria e ke lënë të ikë vetë jeta!
Ka një tokë të të gjallëve dhe
një tokë të të vdekurve,
ura lidhëse është dashuria!
Ajo është e vetmja mbijetesë,
e vetmja domethënie!


Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.