Dielli sot perendoi i merzitur
Sa nuk qau kur e pa qe ne u ndame.
Qe u mundova te te mbaj, e pa dhe ai
Edhe yjet, tek po dilnin them e pane.
E merzitem diellin sot,ne te dy
Dhe kur merzitet me pak shkelqen, dije mire
S’eshte njeri, qe ti t’i shohesh lote ne sy
Per ndarje te tilla, as atij nuk i vjen mire.
U merziten edhe yjet, e pashe mire
Mbledhur tok te bisedojne, i pashe vete
As atyre qe u ndame, s’ju erdhi mire
Nga momenti qe u ndame, shkelqimi i’u tret.
Ju vjen keq edhe yjeve,e sheh ti?
Shume merziten po pane zemer te plagosur
Ndaj t’u luta te mos ikesh, se e di
Ashtu si dielli edhe yjet, jane merakosur.