Posts Tagged ‘enderr genjeshtare’
Ti erdhe ne ender, ndrojtur si ateher,
me veshe ngjyren e bukur te rinis,
syve u dhe drit si yjeve ne qell
brenda tyre thell i mbushe plot gezim.
Lutesha pa reshtur te ishe e vertet,
vetes i thosha, nuk jam ne ender,
por kur zgjasja duart, te te perqafoj,
ti sishe aty, ktheheshe ne engjell.
E kjo nat e gjate, ender genjeshtare,
s’me la te te puth, te te perqafoj,
germoj gezushem, koherve nder vare,
tek une te te sjell, te te perjetesoj.