Ne kete nate me shi
Brengat nuk pushojne
Zemra e merzitur
Lotet me pikojne.
Nga thellesia e shpirtit
Kendohet nje elegji,
Nje ze i pikelluar
Tretet neper stuhi.
Neper rruget e botes
Shtetitem dhe kujtoj ty,
Buzet e tua te lazderuara
Me lot ne sy.
Buze liqenit,
Prehet premtimi i vrare
E lodhur nga etja
Freskohet zemra e ndare.