Dashuria eshte si petalet e luleve, keputen nje nga nje nqs nuk i ujit ashtu sic duhet.
Dashuria eshte si nje uragan, te perpin te teren pa kuptuar se ku.
Dashuria eshte si shiu, kur bie gjemon furishem ama aroma qe le shiu pas ne toke eshte aroma me e embel dhe me e thjeshte.
Dashuria eshte si lotet, rrjedh ne gezim e ne hidherim.
Dashuria eshte si i ftohti, te pershkon trupin duke te krijuar mornica te gjalla ne lekuren tende.
Dashuria eshte si shija e limonit,sa e tharte, e hidhur, por e shendetshme dhe plot jete.
Dashuria eshte si rrahjet e zemres, nuk dihet pse rrahin aq shpejt dhe fort ndonjehere
Dashuria eshte si mallkimi i nje plake te vjeter, kur te ze zor se shpeton.
Dashuria eshte si buzeqeshja e nje femije te pafajshem, dashurohesh me te.
Dashuria eshte gjeja me e forte qe perjeton dhe me e pakuptimta.
Dashuria eshte emocioni njerezor me i pa shpjegueshem.
Dashuria nuk eshte thjesht nje flutur ne stomak, eshte nje koshere bletesh qe te gumezhin ne koke duke te ngaterruar mendjen, te pickon hera heres, ama mjalti? Mjalti eshte triumfi ne dashuri.
Autore: Adela Gerdeci