Mos e hap deren se ben fohte kjo nate
E do venitesh si klorofili ne acar,
Do marresh ngjyren e gjethit te thate
E do dridhesh ne ere si zogu shtegtar.
Mos dil fare ne ballkon kete nate
E nese te trokasin ti bej sikur mungon,
Mbulohu me endrrat e dimrit te gjate
Dhe zgjohu ne agim kur dielli ndricon.
Se ka rrezik te te ngrije gjaku,
E te behen akull pasione dhe endrra,
Ndaj mundohu te shpetosh se paku,
Ne k’te kohe acari te mos te ftohet zemra.