Archive for November, 2014
Vjen papritur si rrebesh
Dhe troket pa pushuar
Ti kthen koken ja ku jam
Vall ne jete ke dashuruar.
Nga fryn era ti kthen gunen
Je enigme pa kuptim
Nje vullkan qe nxjerr llave
Ti afrohesh te perpin.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »
Vemendjen tende dua;
me mjafton.
Vemendja e te gjitheve,
s’me intereson.
Ndjej afshin e lumturise,
frymen tende ndjej,
qe me perkedhel e trupin,
ma rrenqeth
Ne doni t’shkruani ndjenje per fshat,
m’a lini mua merak hic mos te keni.
Rrugicave me balte eca kembezbath,
opinga llastiku vesha ne dite Bajrami..
Aty jetova gjate gjer sa u bera burre,
dhe i njoh me mire une dhimbjet e tij.
Ti e ke pare ekspozitave diku n’ pikture,
qe t’ shfaqesh ndjenje bej gjurmet e mi.
Ku veshtrojne ato sy;
ku po thithin ato buze;
pse te skuqura ato faqe;
pse te shkelqene ajo gushe?
Me je bere si pellumbeshe
diten e madhe te dashurise
kur pellumbin prane te kesh
perqafuar kerkone te rrish …
Frymëmarrja bashkohej në tym të duhanit
Dhe era lodronte me perdet në kuzhinë.
Vështrimi i humbur në cep të tavanit.
Kjo natë kundërmonte patjetër rutinë…
E frikshme kjo natë, të frikshëm mendimet,
Dhe jeta e bukur, magjepse ndër fjalë.
Rutinë do të thotë të mbysësh veprimet
Në gropën e heshtjes të futesh i gjallë…
Çfarë ka zëri që më meket?!
Çfarë kanë gjunjët që më dridhen?!
Çfarë ka zemra që rreh fort?!
Çfarë kanë sytë që shkëlqejnë?!
S’jam vetvetja, këtë e shoh,
më është dehur, mëndja , shpirti!
Jam me flatra, po fluturoj
Kush ndër yje mua më ngriti?!
Ti mbretëron në ëndrrën time
Princesh, Helen’ e shkuar saj
Zgjodhe vetë të jesh, ”kujtime”
E unë ashtu përjetë do t’mbaj…
Do t’kujtoj ty në cdo cast
Edhe në gjumë edhe i zgjuar
Do t’urrej ndonjëherë për pak
Ndodh kur je …i dashuruar!
Ishim për pak unë edhe ti.
Një orë e ca, në më kujtohet.
Me disa njerëz është cudi.
Një orë, një jetë të tërë s’harrohet!