Tag Archives: Proza Dashurie

Kah po të shpien udhët ?

Te-pata-thene-dikur-150x150Kah po të shpien udhët ?

U heshtën fjalët;
më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.

Flatroj në krahët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,

do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k’puten fije t’mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun.

- Kah po të shpien udhët ?
- I dashuri im, kah po të bien petale shprese?

O i vojtuni im !

Nga veriu në jugë, rrahin udhet pa mua,
dete e bjeshkë shpupuris,
dhe gjej gjurmët e njoma te ditve të blerta.

Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai që i shemb të gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.

…Je lodhur.
Je lodhur për vehte, por tani vazhdo për mua,
jam fundi i labirinthit tënd,
ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty të piqemi dua!

Aty si praneveren po te pres.

 

By Drenushe