alen

Posts Tagged ‘poezi shqip 2015’

Ç’t’i bëj lules që hedh shtat,
në pagjumjen time, ç’do nat’,
në kraharor rrënjosur,
me aromë shpirti parfumosur.

Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.

Por, s’e di
në më pret ende zgjuar,
se do vija shpejt e shpejt
me lulen ndër duar…

Nje kujtim ne dore e mbaj
Nostalgji qe n’shpirt e kam,
Nje kujtim nga ajo nate,
ne cdo moment me ben te qaj.

Ti ke shku larg ke shku
Pa e lene as nje gjurme.
Se do t’kthehesh kam nje shprese,
Per c’do dit me malle po te pres.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Në ty është derdhur qielli dhe deti
Në sytë tu fle kaltërsia pa kufi
Në shpirtin tim zgjohet tërmeti
Llahtar për mua është kjo dashuri.

Llahtar e dhembje, jetëvdekje plot
Që po ma bren shpirtin përditë ngapak
Ti moj kaltërsi, dhembje, qeshje, lot
Dashuri- llahtar, mjaltë e farmak.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Një natë, vetëm një natë
Unë isha me Ty
Një natë e shkurtër dhuratë
Një natë tmerrësisht e bukur-llahtari.

Një natë e shkurtër, gjashtë nëntor
Atë natë unë isha me Ty
Isha i botës më i madhi dashnor
Isha Orfeu unë dhe Euridika Ti.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Ah, sonte se ç’mu kujtove
Kur kokën n’gjoks të tjetrit ndoshta ke mbështetë
Tetë vjetë rresht që më dashurove
Shpejt shkuan, në të shkurtën jetë.

Sonte se ç’mu stis portreti yt
Me kokën mbështetur në gjoks të tij
Portereti yt sikur më mbyt
Dhe për atë tjetrin më ngjallë xhelozi.
Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Në Universin e pafund, miliona vjetë të vjetër
Ku galaktikat njëra-tjetrën ngasin
E vetmja, e madhërishmja, si ty s ka tjetër
Më kot Da Vinçët e Mikelangjelot, penelat orgasin.

Më kot i vijnë yjet rrotull hënës
Në të kaltrin, qiellin blu
Unë jam Diogjeni dritënxënës
Që endet me fener, natës kuturu.

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.