Ç’t’i bëj lules që hedh shtat
në pagjumjen time.. ç’do nat’
në kraharor rrënjosur
me aromë shpirti parfumosur.
Ta ujis me kujtime,
ta ledhatoj,
me puhizë të frymës sime,
ta këpus e të ta fal.
Por, s’e di nese akoma
më pret zgjuar,
se do vija un me vrap
me lulen ndër duar.