Sonate dashurie

Nuk kisha ç’ti bëja:
fijeve të barit e gjetheve të mështenkës – që të preknin,
kumurisë së Elbasanit – që gugiste tek pisha,
dorës sime – që dridhej pa patur guxim të të pushtonte,
ëndërrimit – që lakuriq nën dritën e hënës të zhvishte.

Nuk kisha ç’ti bëja:
hijeve të natës – që zgjateshin si kuvertë të të mbulonin,
afshit – që më përvëlonte e drejt trupit tënd prej nimfe, më ndillte,
as vehtes e as të tjerëve – që kërkonin të të pushtonin,
as ajrit – që trupin tënd të lakuriqtë me drithërima e mbështillte.

Nuk kisha ç’ti bëja:
dëshirës – që mollat e Evës në dorë ti mirrja,
zjarrit të trupit e katastrofës së mendimit,
gëzofit të dhelprave fshehur pas drurëve të zilisë,
harabeleve xhelozë – që thërrisnin të vinte agimi.

Nuk kisha ç’ti bëja:
kohës – që vraponte si e marre ikur nga çmëndia,
frymëmarrjes sime – që pezull yjet i kish ngrirë,
tisit të mëngjezit – që virgjërinë natës nisi t’i griste,
gjumit të harruar – që mbi majat e trëndafilta të gjoksit tënd kish gdhirë.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 8.8/10 (4 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +1 (from 1 vote)

Ngjitur e ngjitur

Dy gjethe vjeshte mbi gjinjë do të vë
mbi to do të shtrihem i vdekur të flë
e nëse zjarr në vatër ka , gjithësesi,
më zgjo të të puth e të bëjnë dashuri,
si degëza hardhie mbështjellë këmbë e duar,
buzë në buzë do të puthemi me etje të pashuar.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 9.7/10 (3 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +1 (from 1 vote)

Kjo dashuri

Kjo dashuri
Kaq e lehte
Kaq e dhunshme
Kaq e trishtuar
Kjo dashuri
E bukur si dita
Dhe e keqe si koha
Kur koha eshte kaq e keqe
Kjo dashuri eshte kaq e vertete
Kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kjo dashuri
Eshte si frika e nje femije ne erresire
Eshte si nje njeri i qete ne gjumin e nates
Kjo dashuri qe i fuste friken te tjereve
Qe i bente te flisnin
Qe i bente te cmendeshin
Kjo dashuri eshte kaq e gjalle
Sepse…ne po e jetojme!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 8.5/10 (6 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: -1 (from 1 vote)

Je unik

Askush s’mendon si ti,
Askush nuk më depërton si ti,
Askush nuk më shqyrton si ti,
Sepse je UNIK!

Askush s’më tërheq si ti,
Askush nuk më shmang si ti,
Askush nuk më lexon si ti,
Ti vetëm je UNIK!

Askush nuk qan si ti,
Askush nuk qesh si ti,
Askush nuk vepron si ti,
Askush tjetër s’është UNIK…!!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 10.0/10 (3 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 2 votes)

Bote e mpleksur

Ç’bote e mpleksur!
Telefoni im ra dje…
Dikush me quajti shpirt,
Uf! e shtyva me dore tutje…
(pse valle, na duan ata qe s’i duam?)
Nje telefoni tjeter i bie une sot
me vjen ti them “”… dhe ngrij
Po sikur te me shtyje
tutje me dore mua, AI?
Ç’bote e mpleksur!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 9.3/10 (3 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Faqja 4 nga 113« Fillim...23456...102030...Fund »