alen

E heshtur qëndroj pranë dritares! Hedh shikimin dhe mijëra mendime më shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje në kraharor më ndizet si vullkan, kur shikoj se jashtë fillon te bjerë shi!
– Renkoj se ty te lag baba !

Kam menduar shumë per ty! Dhe ndjehem e pikëlluar! Ndjehem e ngarkuar mall e dashuri per ty, pikërisht çdo çast, edhe keto ditë te përvjetorit të katërmbdhjet! Baba! Të them se më mungon shumë! Shumë!

Sa mendime me vijnë ne kokë dhe më sillen rrotull! Dua të gjitha të t’i them! Të të tregoj per planet, suksesin, zhvillimin! Dua të të flas per gëzimin që më ka mërguar qysh kur u ndave ti nga jeta! Në vend të tij, ka shtrirë përmasat pikëllimi ! Eshte kujtimi për ty baba!

Sa herë më bëhet se hyn ne derë me buzqeshjen tende! Të degjoj trokëllimat ashtu si ecje i qetë! Dhe përpiqem te dal shpejt e shpejt përpara e të të perqafoj! Por, kot ! Se ty qe diten qe vdiqe nuk te pashë kurre !

Tash edhe pas varganit te madh te lotëve e kuptoj se mbetem duke pritur ne heshtje! E di mirë se nuk do te gjej! Dhe serish bijë në pikëllime dhe qajë me dënesë duke klithur.

Sot je shumë larg meje Baba! Më bëhet se u shkëpute si meteor dhe shkove te bësh nje vend në përjetësinë e kujtimeve! Sa deshiroj të të shterngoj doren tende, dhe te ulemi bashkë me ty! Dhe të kuvendonim e te gezoheshim bashke! Por ti edhe nga fotoja ku te shikoj, nuk ma the asnje fjalë me gojë! Por, ti me heshtje me thua gjithcka! Me zemer më flet, e di!

Ne fakt, ti baba je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me mua! Por, unë ndjej ankth nga kjo largesi dhe po te mundja ne ketë moment do te isha ne krahun tend, te te thosha se është shumë e rendesishme per mua, të të kisha një çast! Se te desha, dhe te dua shumë.

Baba! Edhe në këto çaste të këtij përvjetori, është hapur kaptina e re e mallit! E ndjej se vuaj shumë ! Vdekja jote akoma e ftohte derdhet dhe me ndez dhembjen ne shpirt! Ah! Si nuk je me ne! Tani që nuk je mos më thuaj të mos qaj se kam shumë nevojë te shfryjë atë llavë të vullkanit qe ndizet nga mungesa qe e ndjej per ty! Se kam nevojë per ty ..

Sa isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrim i imi! Ashtu kanë mbetur sytë e tu, zeri, hapat tek ecje oborrit e kur hyje ne shtëpi! Akoma i ndjej por, ty nuk të shoh dot! Edhe pse, per orë e çat të dëgjoj tek shqipton emrin tim!
Baba! Të them dhe këtë, dhe dije se edhe unë jam krenare që isha bija jote! Tash, ne qoftëse e lexon ketë leter , kuptoje se çdo shkronjë është nje lot, çdo fjalë një lumë, çdo fjali një detë. Dhe letra eshtë bërë oqeani i pikëllimit tim, për Ty! Baba, ti frymëmarra e dashurisë sime . Ti krenaria e shtigjeve te jetës !
Tash , po e permbyll me dëshirën të prehesh në qetësi i dashuri im baba…! ????????


2 Komente për “Malli per babin tim ??”

Posto një koment

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.