alen

Arkiva për kategorinë ‘Poezi’

Ne kerkim te nje ylli qe naten bie,
Me shpresen per te shprehur nje deshire,
Syte ngulur ne nje hapsire pa fund,
Papritur humbas dhe ndihem i lire.

Dhe dielli shkoi në perëndim,
Kjo ditë po ikën e s”vjen më,
njësoj si ikim ne të gjithë,
atëherë kur iket për gjithnjë.

Prandaj, në perëndim, trishtohet,
e gjithë hapësira, tej e tej
Shuhen të gjitha ngjyrat fare
Në zi ngjyroset gjithandej.

Shume uje gri, shume qiej gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket larg ne arrati,
Shume uje gri, shume qiej gri.

Pikojne strehet melankoli,
Shume strehe gri, shume pika gri,
Postier pertaci vjen ne shtepi,
Me pallto gri, me letra gri.

Hesht pas dritares macoku i zi,
Gazeta hapet me tituj gri,
Gri ne dritare, gri ne vetmi,
Ikin lejleket ne arrati.

Je ti pjese e jetes time,
Je buzeqeshja ne trishtimin tim
Je, ne te mira e gezime,
Je si drita ne veshtrim.

Sa here vetem ndjehem
E sa here malli me pushton,
Vij tek ty edhe harrohem ,
Me jep shprese, me ledhaton!

Edhe gjithmone, tek ti do te vrapoj,
Ne te mira e gezime, qe sjelle jeta,
Do t’jem per ty une, nje mburroje,
Pergjithmone, dy mike te verteta!

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
(Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.)

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Perpiqemi te themi, apo te mos themi,
ato qe kemi brenda vetes,
te lodhur nga mundimet,
titanike te dhembjes.

Bejme sikur e kapercejme gjendjen,
me mashtrimin e rradhes,
Ecim me tej, ne rrugedaljen pa dalje,
duke shpresuar, ne lojen fatale.

Karakteri eshte si koha
E nuk mund te t’perfaq’soj,
Ashtu dhe une, ndryshe te njoha,
Tani ndryshe te shikoj…

Se njeriun ne kete jete
Vec dy gjera e perfaqesojne,
Jane, moral e dinjitet
Gjithe te tjerat, vijne e shkojne!

Ku ka zjarre me te nxehte,
qe te pushton e nuk te djeg?!
Ku ka shkembe me te forte,
qe te rri mbi koke e nuk te vret?!

Ku ka det me te kthjellet,
qe te fundos e nuk te mbyt?!
Ku ka perle me te cmuar,
qe vezudhon e s’te vret syte?!

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.
Faqja 5 nga 17« Fillim...34567...10...Fund »