Mireseerdhet ne Poezi Dashurie

Pershendetje dhe mireseerdhet ne faqen tone! Nese jeni duke e lexuar kete keni kerkuar per poezi dashurie, ne faqen tone mund te gjeni poezi dashurie te ndryshme ose edhe te na dergoni permes facebookut. Ju falemidnerit.

Category Archives: Poezi Dashurie 2014

Poezi Dashurie 2014

Me e rende se toka me e lehte se hija

download-2-150x150
Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon

Pse ekziston kjo dashuri?

images-5-150x150
Pse ekziston kjo dashuri?
Pse secili te shijon fjalen tradhti?
Pse s’deshirojn ta njohin dashurin?
Pse filluan ta shkatrojn rinin?
Pse tek rinia sekziston e verteta?
Pse per qdo gje ju merzitet jeta?
Pse keshtu po ndodh a me thoni?
Pse dashurin e vertete e tradhtoni?
Pse nuk rrini dore- per- dore?
Pse askush nuk e beni veten fajtore?
Pse thoni qe seriozisht dashurojm?
Pse ia vyshkeni gjethet luleve?
Pse ia theni krahet pellumbave?
Pse e harroni nje shpirt te ri?
Pse ate here jetoni ne dashuri?