Archive for November, 2016
Sa me mungon dashuri,
ne cdo frymemarrje te mendoj ty,
s’ka cast e moment pa ty te jem,
dashuia jote me ben e forte te jem.
Sa me mungon o dashuri,
jetes ti i jep shkelqim,
me mungon edhe kur prane te kam,
prane teje me e lumtura femer jam.
Ti je me mua edhe kur s të kam pranë
Ti je me mua, hapësirave të paanë,
Sepse të kam pranë edhe kur s je me mua
Ndonëse më je larg, prapë unë të dua.
Ti s’je me mua, larg për llahtar,
Pesë-gjashtë kufijë, shtete, na kanë ndarë,
Por Ti më vie pranë, natën në gjumë
Dhe prapë jemi bashkë, se të dua shumë.
Ti je me mua, pa çka që s të kam pranë
N hullitë e trurit, thellë në ndërdije,
Ti je me mua dhe asgjë s’na ndanë
E Bukura ime, Yll përjetësie.
Mendja ime si me kanxhë kapur
Në fundin tënd të zi, me lule të bardha,
Kujtoj këmbët tu’ja, nën fundin e hapur
Ti Nimfë e bukur, zanë si në përralla
Mendja ime si me çengel kapur
Tek buzë e kafshuar, kalimthi në shkallë,
Dhembje e bukur, plagë e pahapur,
Djetëvjetëshin shaloi, kohës I bën ballë.
Si lind dashuria?
Si nje trendafil.
Po, si humbet dashuria?
Po si trendafil!
Si trendafil cel e lulezon,
si trendafil zemren ta gezon,
si trendafili ne vjeshte vyshket e shkon,
thahet zemra e loti si shi pikon.
Sa e veshtire kjo jete,
kur prane s’te kam,
sa me lendon vetmia,
kur prane teje s’jam.
Sa e veshtire kjo jete,
me ty dua te jem,
dashurine qe une ndiej,
dua te ta them…
Sa me mungon aroma jote,
ti je drite e kesaj bote,
pa ty kjo jete eshhte e kote,
per ty mbytem ne lot.
Sa me mungon nje perqafim,
dora jote mendafsh ne ledhatim,
sa me mungon dashuri,
qofte edhe me i vogli kujtim…