Archive for April, 2015
Je ti pjese e jetes time,
Je buzeqeshja ne trishtimin tim
Je, ne te mira e gezime,
Je si drita ne veshtrim.
Sa here vetem ndjehem
E sa here malli me pushton,
Vij tek ty edhe harrohem ,
Me jep shprese, me ledhaton!
Edhe gjithmone, tek ti do te vrapoj,
Ne te mira e gezime, qe sjelle jeta,
Do t’jem per ty une, nje mburroje,
Pergjithmone, dy mike te verteta!
Mbaj mend diten e pare,
kur une te njoha ty,
ate qe s’mundeshe te thoje ti,
e lexoja ne te tuat sy…
Me perpiu shikimi i tyre,
brenda teje ne thellesi,
me bene tu besoja verberisht,
se ajo qe me mungonte ishe ti…
Sa dashuri në mendje mbyllur
E të humbura… ashtu kot,
Për një gjest, një falë të bukur,
Që se the, as e thash dot.
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
(Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.)
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!