alen

Archive for July, 2014

Jane keto mbremje pa syte e tua,
e merzia me i besdisshmi shok qe kam,
te kerkoj ne valet e deti, thua,
se ato te moren prej meje kaq larg !…

Dreqi e marrte, me thuaj si ?…
Si mundesh nga kaq larg e me shume me vret,
duke ndjekur me veshtrim zerin tim,
nder valet e detit sic thyhet e humbet 

Shpirti ne heshtje po me tretet
vdes tek une,cdo dite ngadale,
e si mundet pa ty te mbetet
e t’qendroje akoma gjalle..?!

Si mundem valle te ngushelloj
shpirtin tim,tek vec vajton?
si mundem valle pa ty t’jetoj
nje jete me ty,nuk me mjafton.

Mikja ime përshëndetje,
u bë kohë që s’të kam shkruar,
ndoshta gjatë ke pritur në heshtje,
dhimbjen time se ke harruar.
Unë vazhdoj të flas me natën,
ti me lotet flet e di,
brenda mallit kërkoj gjatë,
të gjej aty mëkatin tim.
Unë vazhdoj të flas me natën,
dhe lexoj dhimbjet e tua,
fjalë dashurie qenkan lotët,
ah kjo letër më mbeti këtu..

Ti erdhe ne ender, ndrojtur si ateher,
me veshe ngjyren e bukur te rinis,
syve u dhe drit si yjeve ne qell
brenda tyre thell i mbushe plot gezim.

Lutesha pa reshtur te ishe e vertet,
vetes i thosha, nuk jam ne ender,
por kur zgjasja duart, te te perqafoj,
ti sishe aty, ktheheshe ne engjell.

E kjo nat e gjate, ender genjeshtare,
s’me la te te puth, te te perqafoj,
germoj gezushem, koherve nder vare,
tek une te te sjell, te te perjetesoj.

Per nje puthjen tende vuaj
per nje tendin perqafim
per nje -te dua – tenden vuaj
per nje tendin ledhatim
per nje -me duaj!- tenden vuaj
qe s’me do, dije ben krim!

 

Qe diten e pare qe te pashe,
Ndjeva se te njihja vite.
Zemren time ty ta dhashe,
Beji c’te duash, mbaje a mbyte.!

Tani prej teje e roberuar,
N’ate thell’sine e syve te tu.
Krejtesisht jam dashuruar,
Si gorgona me detin blu.!

Gjithshka para teje humbi u be pluhur.
Akoma dhe ajri mban tenden arome.
E jetes time je trofeja me e bukur.
Dhe e tille zemer, do t’jesh gjithmone.!!! 

Po zemra ime mund te veshtrosh,
ndoshta ashtu do te kuptosh se nga cila paste jam i gatuar,
a ke pare nje enderr te permendet,
e deshperuar ?…
Duke kerkuar,
ne qiejt blu nje re te bardhe,
ta shohesh kur ulet ne toke,
si petale nder fllade,
nder fllade malli nga shpirt i perveluar,
kengen e vetmise duke kenduar …

Kliko për të lexuar poezinë të plotë »

Mendoj që dicka t’i dhuroj,
Një strofë,apo vetëm një varg.
Ose një poezi t’i dedikoj,
Por edhe kjo për të është pak.

-Po cfarë mund të të dhuroj tjetër?
Asgjë,asgjë tjetër nuk kam për ty,
Përpos vargjeve në një letër
Dhe shpirtit tim,t’mbushur me vetmi.

Sondazh

Dashuria e pare nuk harrohet, si mendoni ju?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
Komentet e fundit
About us
Writing and reading love poetry is a way to get in touch with your inner feelings about the emotions of loving and being loved. Love poetry spans emotions from hate and despair to admiration and adulation. The poems offered here reflect that diversity. Love poetry is not only for "lovers" but speaks to anyone who has experienced the desire to be loved... that is it speaks to everyone. We hope you enjoy the love poems offered by PoeziDashurie.me.