Ngadale
Ngadale lundron ne det
dhe ngritet e fluturon ne qiell
me dy sy qe shkelqejne atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon…
Buzeqeshja mbledhe krahet
dhe kthehet ne qerdhen e vet…
Serish heshta mbreteron…
dhe syte e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndricon
” Te kam enderruar,”
nje ze tingellon
dhe…
serish heshtja mbreteron…
Zemra
I thashe zemres: Je ne risk kur kaq forte ti rreh!
Pse te trembem? Me thote zemra! Ndjenjat, pse t’i fsheh?!
Sa pandehma dhe iluzione, sa gracka fati ngre,
zemra ime, dashuria eshte nje pije qe te deh!
Me shigjeta helmatuese te godet, e ti si sheh.
Le te gjuajne! Gufon zemra: S’me vret ai helm!
Dhimbjen kur une thelle ndjej, botes pse t’ia fsheh?!
C’fare me shume se dashuria, na merr mendte, dhe ne deh?!




