ENDERR E PAMBARUAR

Ti, vjen i buzeqeshur, i heshtur
dridhesh, fjalet të mungojne,
mundohem të të them të qëndrosh,
por kot, fjalët ngecin dhe s’dalin dot.
Jam lodhur nga pritjet e gjata
të cilat mbarimin nuk e kane,
po më çmènd thjeshtesia jote,
të dua mbi gjithë gjerat e kesaj bote.
O enderr, o enderr mos me mundo,
aty ku ke mbetur vazhdo,
enderr eshte edhe vete jeta,
e unë jam larg, shume larg nga e verteta!
Më shumë enderr se jete
pritjet e gjata kane,
sa shume mallengjehem kur zgjohem,

se ty nuk te kam prane!

Poezi nga  Rudina Batku

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

MA ZGJAT DOREN

Ma zgjat dorën dhe preke zemrën time
t’i ndjesh të rrahurat, se si për ty ndryshojnë,
ma zgjat dorën dhe m’i fshij lotët e mi,
se janë lotët që pikojnë vetëm për ty.
Zgjati duart dhe fort më shtrëngo,
nga krahërori yt mos më lësho,
më zgjat duart, më përqafo,
jam ajo, që ende të do!
Do të kisha dashur të vdes, në duart e tua,
e gjithë qenia jote, më përkiste vetëm mua,
tani mos thuaj se gjithçka mbaroi,
mos më thuaj çka ndodhi, harroi!
Unë e vdekur, e vdekur jam pa ty,
gjithçka do të bëj, vetëm për ty!
ndarjen, jo, nuk mundem ta përballoj,

për ty zemra së rrahuri do të pushojë!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

NJE FLETE E VETME

Gjithë ëndërrat dhe dëshirat
që në jetë i thurra,
i mblodha të gjitha bashkë,
i rradhita një nga një,
si fletët e një ditari,
por aty nuk pashë gjë tjetër,
vetëm fletët që po shkyen,
duke rënë një nga një në tokë.
ashtu si bien gjethet e vjeshtës
që era me vete i merr.
Tani kanë mbetur pak fletë,
me shpresë që diçka të ndryshojë.
dhe një fletë e vetme le të jetë,
kujtimi më i bukur le të mbetet
që as nën dhè të mos tretet!
Një fletë e vetme le të jetë,
dhe do t’i mbyll sytë e qetë,
në atë fletë të jemi unë dhe ti
ku të ketë lumturi dhe dashuri!
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Poezi dashurie per ty

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë

Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershë
E s’do ta shkruaj as në vargun më me bujë
Kjo do të thotë që gjërat me peshë
rrinë në thellësi dhe është zor t’i ngresh mbi ujë

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s’ua vura

buy kamagra jelly

veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)