Lotët…

Saimir Murati – Lotet…

Dy pika loti më rrodhën nga sytë,
e mbi letrën që po shkruaja ranë!
Thellë më tronditën në shpirtë,
e shpejtë nga letra u thanë!

Mbi fjalën ku qe shkruar ” Të dua”,
pikat e lotit tim ranë!
U tretën mbi bojën e shkruar,
ku një shenjë të vogël lanë!

Pra me bojë edhe me lotë,
t’i shkruajta ty këto fjalë!
Nga këtu larg ku s’të shoh dot,
e ku të kujtoj me shumë mall!

U bënë kohë që jam larguar,
e në zemër vazhdoj të të mbajë!
Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar,
por të lutem më beso se unë s’kam faj!

Kur letrën t’i ta marrësh,
të lutem lexoje në vetmi!
Ndërsa lotët që do të derdhësh,
mos të t’i shohë njeri!…

Londër, dt.01.Mars.2004

8 Comments so far

  1. Gostivarja on October 6th, 2009

    Respekt !

    ;)

  2. Saimir Murati on October 7th, 2009

    Faleminderit Gostivarja…

  3. arta on October 23rd, 2009

    ju pershendes te gjithve TETOVAAAAAAAAAAAA

  4. arta on October 23rd, 2009

    VERY NICE

  5. rrezarta on October 31st, 2009

    shuum shum mpelqeu kjo poezia e pas :D

  6. ArBeSa on November 16th, 2009

    Shum E mir Breee

  7. Saimir Murati on November 21st, 2009

    Me vjen mire qe poezia e mesiperme ju pelqeu.
    Kalofshi sa me mire.

    Respekte…

  8. ergysi on October 24th, 2011

    shum e bukur koplimente kush e ka ber bravo

Leave a reply